MogUl : Kurse për gjuhët e huaja

Prej tvteuta16:44, 10 Nëntor 2016

OJQ Mogul për të dytin vit me rradhë  organizon kurse të gjuhëve të huaja. Kurset mbahet për gjuhën angleze, gjermane dhe italiane.

Kryetari i OJQ Mogul Xhemal Peroviq për televizionin Teuta tha se duke parë nevojat dhe kërkesat të cilat i kanë shprehur qytetarët e komunës së Ulqinit, do të zhvillohen edhe kurse për mesimin e gjuhës shqipe dhe asaj malazeze. Këto kurse do të jenë të përshtatura për nivele të ndryshme, fillestare dhe të avancuara, në bazë të kërkesave të të interesuarve.

Vjollca Çobaj, njëherit edhe profesoreshë e gjuhes angleze  e cila do të udhëheqë grupin e kësaj gjuhe , tha për televizionin Teuta se kurset për gjuhën angleze, italiane si dhe atë malazeze  kanë filluar që nga java e dytë e muajit nëntor.

Mogul vazhdon të jetë i hapur për pranimin e kandidatëve të rinj, për formimin e grupeve të tjera për meësim të gjuhëve të huaja. Kurset do jenë me dy lloj tarifash, për fëmijë me vleren 20 euro në muaj dhe per të rriturit 25 euro në muaj. Kursi zgjate 9 muaj.

  • 1

    Radio