Politikë

Aktuale Më shumë

Mogherini takon Mustafen

Prej tvteuta17 March 2016

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, është takuar sot në Bruksel me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë\Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini. Sipas një njoftimi të Kryeministrisë, Isa Mustafa e njoftoi përfaqësuesen e lartë të BE-së për progresin e gjithanshëm në Kosovë.“Kryeministri Mustafa theksoi përmbushjen nga ana e Kosovës të rekomandimeve dhe kritereve për liberalizimin e vizave, duke shprehur besimin se BE së shpejti do të marr vendim pozitiv për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”. Gjatë takimit, thuhet se është diskutuar për zhvillimet në Kosovë. “Përfaqësuesja e Lartë, Mogherini tha se shpreson që dialogu i gjithëpërfshirës politik do të ndihmoj në tejkalimin e ngërçit në Kuvendin e Kosovës në periudhën e ardhshme”.