Misioni i BE-së sot nis vlerësimet për liberalizim të vizave
Prej tvteuta09:50, 17 Mars 2016
Ekipi i ekspertëve të Bashkimit Evropian që ka për detyrë të bëjë vlerësimin e përparimit në pikat e përmbushura të Qeverisë së Kosovës sa i përket liberalizimit të vizave do të nis sot punën.
Njëri prej tyre tashmë ka mbërritur në Kosovë dhe tjetri pritet që të mbërrij më vonë.Ata,nga sot do të nisin takimet me udhëheqës të institucioneve përgjegjëse sa i përket përmbushjes së kushteve.
Në dhjetor të vitit të kaluar pritej që Kosova të marr rekomandimin e KE-së,por ishin identifikuar edhe tetë pika të cilat duhej përmbushur nga Qeveria në mënyrë që të vinte deri tek ky rekomandim.