Opinion Më shumë

MIRËPRITJA,VLERË E QYTETARISË DEMOKRATIKE

Prej tvteuta14:14, 7 Prill 2015

Nga Ibrahim Berjashi

Mirëpritja edhe respekti janë dy elemente positive të qytetarisë që kemi trashëguar që nga kaluara e largët.Zaten,Ulqini këto ndjenja I ka kultivuar edhe në momentet më të vështira historike.

Duhet qenë tolerantë sepse njerëzit që reflektojnë shpërfillje, intolerance, normalisht se harrojnë ose nuk mund të zhveshen nga mosdurimi dhe mentaliteti I së kaluarës totalitare.

Të ftuarit dhe të dekoruarit me mirënjohjet “Qytetarë NDERI I ULQINIT” kryeministri I Shqipërisë Edi Rama dhe zv/kryeministri I Republikës së Kosovës,Hashim Thaçi, minister I jashtëm I saj, nga pjesëtarë të spektrit politik opozitar dhe jo vetëm, është përjetuar edhe si provokim.

Autoriteti I Kuvendit dhe kryetari I Komunës së Ulqinit, , siç u tha në seancën solemne,vendimi respektiv është mbështetur në aktet relevante  juridike .Këtë vendim nuk e kontestoi as kreu I shtetit të Malit të Zi, siç kanë paralajmëruar dhe vlerësuar disa këshilltarë të opozitës dhe jo vetëm, se do të deponohet ankesë në Gjykatën kushtetuese.

Është e drejtë autonome e të zgjedhurve legjitimë që të bëjnë këtë, është vlerë e demokracisë.

Një fakt është se edhe zotrinjtë mysafirë botërisht deklaruan se shtetet që përfaqësojnë kanë një miqësi dhe respect shumë të thellë me Malin e Zi, dhe se Ulqini,sipas tyre është ura lidhëse mes Malit të Zi, Shqipërisë dhe Kosovës.

Synimet e tre shteteve fqinje, vlerësohen si shoqëri që punojnë edhe apelojnë për paqen në Ballkan.Edhe Ulqini është duke kontribuar në këtë frymë.Përse të mohohet,pengohet apo shpërfillet.

 

 

  • 1

    Radio