Politikë Më shumë

Miratohen pikat e rendit te dites

Prej tvteuta11:28, 28 Prill 2016

Gjatë ditës së djeshme është mbajtur mbledhja e seances së rregullt të Kuvendit Komunal të Uqinit. Ku për shqyrtim kanë qenë 29 pika në rendin e ditës. Disa nga këto pika janë shtyrë për në seancën e radhës pasi mungonte përpunuesi, ndërsa të tjerat janë miratuar mes debateve të këshilltarëve. Një ndër pikat me rëndësi të madhe për Ulqinin ajo e planit strategjik të zhvillimit të komunës së Ulqinit për periudhën 2016-2020, edhe pse mori kohë nga debatet që ndezi më në fund u aprovua. I pranishëm ka qenë edhe kryetari i komunës Nazif Cungu i cili këmbënguli për të qenë në rend të ditës edhe investimet të cilat kanë vite që kanë nisur dhe akoma nuk kanë përfunduar, siç është rruga Kryth-Ulqin apo ndriçimi i Kalasë. Mbledhja e Kuvendit zgjati deri në orët e mbrëmjes duke u transmetuar drejpërsëdrejti nga televizioni Teuta.

  • 1

    Radio