Aktuale Më shumë

Miratohen ndryshimet në Ligjin për Presidentin

Prej tvteuta08:16, 2 Nëntor 2022

Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi miratuan ndryshimet në Ligjin për Presidentin e Malit të Zi, të propozuar nga Fronti Demokratik (FD). Për votuan 41 deputetë, një kundër. Deputetët e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) nuk kanë qenë në sallën plenare gjatë votimit. Diskutimi zgjati mbi gjashtë orë.
Predrag Bullatoviq, në emër të propozuesit të Ligjit, tha se ky është “Ligji për Malin e Zi, jo për Millon apo Lekiqin”.
“Me këtë ligj, pa i hequr asnjë autoritet presidentit, ne i kemi çmontuar normat se si të marrim mandatin që do të propozojë presidenti i Malit të Zi”, tha Bullatoviq.
Pajtimi, shton ai, është obligim. Siç tha ai, ndarjet janë përpjekje për një politikë që nuk është politikë e së ardhmes.
“Mali i Zi nuk kërcënohet. Mali i Zi po shkatërrohet se nuk ka mandat, se nuk lejohet të formojë qeveri… Është e vërtetë që institucionet e sistemit u shembën, por Gjykata Kushtetuese u shemb shumë më herët.” ka theksuar Bullatoviq.
Ai konstatoi se ky ligj është në përputhje me Kushtetutën.

  • 1

    Radio