MIRA MEKSI , MYSAFIRJA E PARË
Prej tvteuta30 July 2015
Mbrëmë filloi takimi ndërkombëtar letrar “Kalimera poetike”, të cilën e organizon Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”.Mysafirja e natës së parë ishte shkrimtarja,përkthyesja,publicistja dhe intelektualja e spikatur e nivelit evropian, Mira Meksi. Ajo Ulqinin e quajti “zemra e Ilirisë”. Moderatorja e mbrëmjes, Dr. Sazana Çapriqi,nëpërmjet dialogut, bëri që shkrimtarja Meksi të sjell para auditoriumit botën e saj krijuese, sidomos periudhën e Ilisë dhe mbretëreshën Teuta. Sonte,në Kalimerën poetike,mysafir është shkrimtari kroat Luko Paletak.