Miqësore Kosovë-Shqipëri më 13 nëntor

Prej tvteuta3 November 2015

Ndeshja miqësore mes përfaqësueses së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës ,do të zhvillohet më datë 13 nëntor. Lajmi është njoftuar nga Artan Govori, përfaqësues i Federatës së Futbollit të Kosovës.Miqësorja e 13 nëntorit do të luhet në orën 14:00 në stadiumin e Prishtinës. Prej ditësh përflitej për organizimin e miqësores mes dy përfaqësueseve, ndërkohë që më herët ranë pistat e miqësoreve me Poloninë dhe Kroacinë për kuqezinjtë.