Sociale Më shumë

Miodrag Lekiq kërkon kthimin e pasurisë në Ulqin

Prej tvteuta11:45, 21 Dhjetor 2015

Kryetari i grupit politik DEMOS Miodrag Lekiq, ka dërguar në gjykatën e Kotorrit kërkesën për anullimin e kontratës për shitjen e ish hotelit “Lido” firmës Capital Estate, si dhe kthimin e pronës prej 35.000 metër katrorë, shkruan “Vijesti”.

Lekiq akuzon shtetin se në mënyrë të paligjshme ka shitur këtë pronë të “Rivierës së Ulqinit”, edhe pse nëna e tij më parë kishte dorëzuar kërkesën për restitucion.

Sipas akuzës, “Riviera e Ulqinit” nuk kishte të drejtë ti shiste tokën firmës Capital Estate pasi nuk ishte e regjistruar si pronare e as shfrytëzuese e parcelave në fjalë. Hoteli “Lido” iu shit në vitin 2006 firmës Capital Estate për 10,8 milion dhe detyrim investimi prej gati 38 milion euro, nga të cilat nuk është realizuar kurrgjë.

  • 1

    Radio