Aktuale Më shumë

Ministria: Pas sulmit kibernetik ndaj Malit të Zi qëndrojnë burime të mëdha financiare

Prej tvteuta19:42, 29 Gusht 2022

Pas sulmit kibernetik ndaj Malit të Zi qëndrojnë burime të mëdha financiare, por të gjitha të dhënat personale dhe bankare, përfshirë të dhënat nga ditarët elektronikë të fëmijëve të shkollave, janë për momentin të sigurta. Kështu ka bërë të ditur ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, në konferencën e sotme për media. Sipas tij, nuk ka pasur kërkesë për blerje të të dhënave të komprometuara, ndërsa Agjencia për Siguri Kombëtare (ANB),  ka informacione se sulmet vijnë nga Rusia.

“Si dikaster nuk mund të themi nëse kjo është e vërtetë, por  për këtë janë duke punuar të gjitha shërbimet përkatëse, përfshirë ASK-në, Ministrinë e Mbrojtjes, por edhe partnerët nga NATO-ja”, tha Dukaj. Ai përkujtoi se Mali i Zi është anëtar i NATO-s dhe se pas vendosjes së sanksioneve të caktuara ndaj Federatës Ruse, nga adresat serioze zyrtare të Rusisë ka pasur kërcënuan publike se për këtë do të ketë pasoja.

U.d. së drejtorit në Drejtorinë për Administratë Elektronike dhe Siguri të Informacionit – Dushan Poloviq tha se dëmi kryesor janë në të dhënat e komprometuara në 150 stacionet e punës në dhjetëra institucione shtetërore. Ai sqaroi se bëhej fjalë për sulme DDoS, dy variante të ramsomware dhe botnets, si dhe dy teknika kibernetike llojin e të cilave tha ai nuk do ta bëjë publik për arsye hetimi. “Vlera e virusit që u përdor për të sulmuar në tregun e zi është nga 100 mijë deri në 2.5 milionë dollarë”, tha Poloviq, duke shtuar se një sulm i tillë në Mal të Zi po regjistrohet për herë të parë. Ai tha gjithashtu se po punohet për një plan rimëkëmbjeje, por se “asnjë sistem nuk do të vihet në funksion nëse nuk është plotësisht i pastër”, ndërsa kanë propozuar shkyçjen e infrastrukturës informatike, në mënyrë që pasojat të mos jenë më të përhershme dhe më të afatgjata.

  • 1

    Radio