Sociale Më shumë

Ministria njofton ndryshime në Qendrat Sociale

Prej tvteuta09:17, 12 Prill 2021

Ministria e Financave dhe Mirëqenies Sociale shkarkoi të gjitha komisionet social-mjekësore për shkak të ekzistencës së indikacioneve se kishte veprime korruptive dhe emëroi komisione të reja, njoftoi Sekretari i Shtetit në këtë ministri, Janko Odoviq, për Dan.

Ai tha se është i njohur me pretendimet e qytetarëve të shumtë se supozohej të jepeshin para për të ushtruar disa nga të drejtat nga mbrojtja sociale. Odoviq u bëri thirrje qytetarëve ti kontaktojnë nëse vërejnë ndonjë paligjshmëri, duke deklaruar se çdo raport me prova do të pranohet. Kur u pyet për shkarkime të mundshme të drejtorëve të qendrave për punë sociale, Odoviq tha se ndryshimet e personelit u bënë në Podgoricë dhe Danilovgrad, kurse javën e ardhëshme priten  ndryshime në Berane dhe Ulqin.

 

  • 1

    Radio