Ministria e financave: Të hyrat buxhetore të Malit të Zi për 7 muaj 1.08 miliardë euro

Prej tvteuta18:28, 24 Gusht 2022

Të ardhurat buxhetore të Malit të Zi në periudhën janar – korrik 2022 arritën në 1088.3 milionë  euro , ose 20.5% të PBB-së , dhe janë më të mëdha për 106.1 milion eurp ose 10.8%. krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, ndërsa janë 67.1 milionë më shumë se sa ishte planifikuar, ose 6.6%, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Financave.

Të ardhurat për 7 muajt e këtij viti janë gjithashtu më të larta se periudha krahasuese e vitit 2019 me 90.0 milionë euro  ose 9%. Edhe në këtë periudhë vazhdoi trendi i mirë i mbledhjes së TVSH-së ku të ardhurat ishin më të larta se sa ishte planifikuar për 98.2 milionë euroose 25.4%, ndërsa krahasuar me shtatë muajte parë të vitit 2021 janë më të larta për 139.6 milionë euro ose 40.4%.

Gjithashtu, për shtatë muajt e viti 2022, të ardhurat nga akcizat ishin pak më të larta, me 1.2 milionë euro ose 0,9% krahasuar me planin, ndërsa krahasuar me shtatë muajt e 2021, të hyrat nga akciza janë më të larta për 14,7 milionë  ose 12%.

Nga ana tjetër, realizimi më i ulët, krahasuar me planin, në vlerën 19.8 milionë euro ose 27.5%  është regjistruar në të hyrat nga tatimi mbi të ardhurat personale, para së gjithash për faktin se të hyrat e planifikuara nga tatimi mbi të ardhurat e padeklaruara ende nuk janë realizuar, por për këtë kategori të të hyrave në periudhën në vijim pritet arkëtimi në bazë të Riprogramimi i pretendimeve tatimore, thuhet nga ministria.

  • 1

    Radio