Ministria e financave: Nuk planifikojmë marrëveshje me FMN-në

Prej tvteuta10:15, 9 Prill 2016

Qeveria për momentin nuk planifikon marrëveshje me Fondin Monetar Ndërkombëtar, edhe pse ky institucion mbetet partner i rëndësishëm në forcimin e stabilitetit fiskal, thojnë nga Ministria e financave e Malit të Zi. Nga kjo ministri kanë kumtuar se megjithë rritjen e defiçitit buxhetor, shlyerja e detyrimeve po zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe nuk ka nevojë për ristrukturimin e tyre.

Deputeti i Partisë Socialiste Popullore Aleksander Damjanoviq ka thënë për Pobjeda se nuk beson që qeveria planifikon marrëveshje me FMN-në në vit zgjedhor, por se medoemos do të nevojitet rebalanci i buxhetit.

Edhe analistët e tjerë janë të mendimit se për momentin nuk nevojiten marrëveshje me FMN-në , por në të ardhmen politika jo e përshtatshme ekonomike e qeverisë mund të çojë drejt një finalizimit të tillë, i cili nuk do të ishte aspak i mirë për Malin e Zi.

  • 1

    Radio