Aktuale Më shumë

Ministria e bujqësisë planifikon rritjen e rrënjëve të ullirit

Prej tvteuta09:51, 5 Prill 2016

Ministria e Bujqësisë dhe zhvillimit rural planifikon që të realizojë projektin ku janë paraparë që në 10 vitet e ardhshme numri i rrënjëve të ullirit në Mal të Zi nga 500.000 që janë aktualisht të shkojë në 1 milion-kështu shprehet  për televizionin Teuta këshilltari për bujqësi në Komunën e Ulqinit Gani Rexha.

“Për plotësimin e këtij projekti Ministria e Bujqësisë me Shoqatat e ullishtarëve dhe shërbimet e këshillmoreve të bujqësisë si hap të parë ka zhvilluar takim me qëllim prezantimi të projektit, si dhe janë obliguar këshilltarët për bujqësi të bëjnë identifikimin e parcelave në rajonet ku mendohet që mund të kultivohet ulliri,qoft në sektorin privat ashtu edhe atë shoqëror” shprehet këshilltari Rexha .

Komuna e Ulqinit sipas z. Rexha mendohet të ketë 85 mijë rrënjë ullinj të moçëm,rreth 10 mijë rrënjë posedon fusha e Ulqinit,ndërsa 10 vitet e fundit në komunën e Ulqinit janë kultivuar rreth 40 mijë rrënjë ullinj me anë të subvencioneve të fituara nga Ministria e Bujqësisë. Supozohet që në komunën e Ulqinit ka rreth 140 mijë rrënjë ullinj. Nëpërmjet Agrobuxhetit këtë vit do të dedikohen mjete të konsiderueshme për mbjella të reja të ullirit në toka bujqësore të pashfrytëzuara deri tani. Rexha shprehet se  numri më i madh i mbjellave të reja të ullirit do të jetë pikërisht në territorin e kësaj komune.

  • 1

    Radio