Sociale Më shumë

Ministria e bujqësisë dhe Komuna e Ulqinit kundër peshkimit ilegal

Prej tvteuta13:15, 8 Tetor 2015

Ministria e bujqësisë është mjaft e shqetësuar  për  problemin e theksuar në Ulqin, ku është i regjistruar numri më i madh i përdorimit të mjeteve eksplozive e në lidhje me këtë për parandalimin e këtij fenomeni Ministria e bujqësisë dhe e zhvillimit rural dhe Komuna e Ulqinit kanë nënshkruar marrëveshjen për realizimin e projektit Zhvillimi i qëndrueshëm i ekosistemit detar dhe bregdetar”, qëllimi i të cilit është lufta kundër peshkimit me dinamit dhe ndalja e devastimit të bregdetit dhe nëndetit. Nga ICP Office që punon në kuadër të komunës së Ulqinit kanë kohë që merren me implementimin e këtij projekti të ndarë në katër faza i cili ka qëllim të rrisë njohurinë e qytetarëve për problemin, si edhe eleminimin e fenomeneve shkatërruese për florën dhe faunën.

  • 1

    Radio