Sociale Më shumë

Ministria e Brendshme: 2108 persona do ta humbin nënshtetësinë me forcën e ligjit

Prej tvteuta19:01, 28 Prill 2021

Ministria e Brendshme  e Malit të Zi(MUP) njoftoi se brenda pak ditësh do të fillojë procedurat për marrjen e shtetësisë malazeze me forcë të ligjit për 2,108 persona, duke i informuar se të njëjtëve do tu jepet mundësi për të përcaktuar se cilën nënshtetësi duan të mbajnë. Sipas Ministrisë së Brendshme ,16 mijë persona nuk kanë marrë letërnjoftim pas vitit 2008, edhe pse ndodhen në listën zgjedhore, kurse  rreth 50 mijë qytetarëve u ka skaduar.  “Ftojmë qytetarët me status të tillë të paraqesin një kërkesë për lëshimin e letërnjoftimeve të reja. Duke respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut, aktivitetet tashmë janë ndërmarrë për të informuar qytetarët për nevojën e lëshimit ose zëvendësimit të një karte identiteti “, përfundon deklarata.

  • 1

    Radio