Sociale Më shumë

Ministria: Akademia të rishikojë domethëniet e fjalëve problematike

Prej tvteuta14:53, 22 Qershor 2016

Ministria për të drejtat e njeriut dhe pakicave i ka bërë thirrje Akademisë malazeze që të rishikojë domethëniet e fjalëve kontstuese në fjalorin aq shumë të përfolur.

Nga kjo ministri thonë se nuk është detyrë e tyre të merren me çështjet profesionale të linguistikës dhe leksikografisë, por janë të obliguar të mbrojnë të drejtat kombëtare dhe fetare të popujve në Mal të Zi, sidomos kur bëhet fjalë për tema senzitive.

“U bëjmë lutje të gjitha palëve që të jenë sa më objektiv dhe tolerant në deklaratat e tyre, në mënyrë që në një ambient sa më profesional dhe të qetë të zgjidhet situata e krijuar.”, thuhet në deklaratën e nënshkruar nga ministri Suad Numanoviq.

  • 1

    Radio