Politikë Më shumë

MINISTRI I SHËNDETËSISË VIZITOI ULQININ

Prej tvteuta11:03, 22 Korrik 2015

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka,pa praninë e medias, priti , në një takim pune Ministrin e shëndetsisë ,Prof.dr Budimir Shegrt dhe bashkëpunëtorët e tij.

Të pranishmit u ndalën në cështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen shëndetsore të banorëve të komunës së Ulqinit, por, krahas kësaj u prekën dhe cështje të tjera me interes të përgjithshëm. Ajo, që ra në sy në takimi ishte gadishmëria që shprehu Ministri dhe bashkëpunëtorët e tij në përmbushjen e kërkesave dhe synimeve tona.

Edhe me ketë rast u prek domosdoshmëria e vënijes në funksion të sallës së operacionit në kuadër të maternitetit, për të cilën ra ideja e partneritetit publik privat ku do të kyçej edhe Komuna,pastaj edhe në rritjen e nivelit të mbrojtjes së shëndetit në Anë të Malit, cështja e specializimeve për të rinjtë tanë të diplomuar në Universitetin e vendit në Kosove e Shqipëri, paisjet dhe donacionet që mbërrijnë dhe gadishmërinë e diasporës tonë që të ndihmojë këtë sektor kaq të rëndësishëm.

  • 1

    Radio