Sociale Më shumë

Ministri mbron sektorin e shëndetësisë në vend

Prej tvteuta09:19, 28 Janar 2016

Ministri i shëndetësisë Budimir Shegert ka theksuar se nuk e ka të njohur metodologjinë e hulumtimit sipas të cilit sistemi shëndetësor malazeze është radhitur në mesin e sistemeve më të dobëta në Evropë.

Duke folur për mangësitë më të mëdha në sistemin shëndetësor në Mal të Zi Shegert ka theksuar se sistemi shëndetësor malazez nuk është gjithëpërfshirës, nëse merret parasysh numri i pacientëve të cilët shkojnë jashtë shtetit për shërim.

Ai ka shtuar se dukshëm është zvogëluar numri i njerëzve të cilët shërimin e kanë kërkuar jashtë Malit të Zi, kështu që në vitin e kaluar 1 mijë e 500 pacientë më pakë kanë shkuar për shërim jashtë shtetit krahasuar me vitin 2014, kur ky numër ishte 5 mijë e 400 pacient.

  • 1

    Radio