Aktuale Më shumë

Ministri Gjeka me bashkëpunëtorët e tij zhvilluan takim me përfaqësuesit e KKSH-së

Prej tvteuta13:51, 16 Prill 2024

Ministri për të drejtat e njeriut dhe popujve pakicë në Mal të Zi Fatmir Gjeka, së bashku me sekretarin shtetëror pranë kësaj ministrie Astrit Hoxha dhe drejtorin në Drejtorinë për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të popujve pakicë Arben Xhurreta, zhvilluan takim me përfaqësuesit e  Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi.

Në Mal të Zi ekzistojnë gjashtë këshilla të tillë, dhe takimi i parë u fillua pikërisht me Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi.

Takimi filloi në ambientet e KKSH-së ku me këtë rast u njoftuan nga afër me punën dhe aktivitet që janë ndërmarrë dhe do të ndërmerren edhe në vazhdim.

Minsitri Gjeka për Televizionin Teuta u shpreh se roli i Këshillit është shumë i rëndësishëm për ruajtjen e identitetit kombëtar. Duke vlerësuar punën e deritanishme të KKSH, Gjeka tha se mbështetja nga ana e ministrisë përkatëse nuk do të mungojë.

Ministri Gjeka theksoi nevojën për hapjen e zyrës së KKSH edhe në Komunën e Tivarit, në mënyrë që përmes aktiviteteve të sajë për komunitetin shqiptar, të kontribuojë në parandalimin e asimililit.

Duke qënë se Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi është themelues i librarisë “Ulqini”, libraria e e vetme shqipe në vendin tonë, nuk mungoj as vizita në ambientet e saja, dhe njoftimi më nga afër me punën por edhe me problemet me të cilat ballafaqohet kjo librari.

Drejtoresha e librarisë Ulqini, Arlinda Osmani shpalosi një biografi të librarisë, por edhe nevojat për vazhdimin e një pune të suksesshme dhe në vazhdim, ku theks të veçantë zë nevoja për mbështetje financiare.

  • 1

    Radio