Ministri Dukaj: Malësia një bazë për investime të mëdha në Mal të Zi

Prej tvteuta14:21, 1 Shtator 2022

Në emër të Ministrisë së Administratës Publike si dhe në emrin tim, shfrytëzoj rastin të dërgoj urimet e mia më të përzemërta për të gjithë qytetarët e komunës së Tuzit me rastin e 1 shtatorit, Ditës së Komunës.
Komuna e Tuzit paraqet një nga shembujt më mbresëlënës të menaxhimit të mirë të administratës në Mal të Zi. Në pak më shumë se tre vite që nga marrja e statusit të komunës së plotë, menaxhmenti i komunës së Tuzit arriti të rrisë buxhetin me investime të shumta, modernizimin e infrastrukturës, hapjen e vendeve të reja të punës, ku poashtu hapja e katër fabrikave është në axhendë, duke e bërë Malësinë një bazë për investime të mëdha në Mal të Zi.
Me burimet dhe pasuritë e shumta natyrore, komuna jonë ka potencial për t’u zhvilluar edhe më shumë, duke arritur nivelet evropiane dhe perëndimore. Si një mjedis multietnik dhe multifetar, Tuzi është shembull ideal i harmonisë multietnike. Qytetarët e Tuzit mund të krenohen veçanërisht me diasporën, e cila është mbështetëse e fuqishme e të gjitha nismave dhe projekteve të shëndosha që synojnë zhvillimin e Komunës së Tuzit dhe të gjithë Malit të Zi.
Qeveria e Malit të Zi dhe Ministria e Administratës Publike vazhdojnë të mbështesin Komunën e Tuzit në realizimin e të gjitha synimeve për vendosjen e ofrimit më efikas të shërbimeve. Me bindjen e qartë se Tuzi dhe Malësia do të vazhdojnë zhvillimin e tyre në vazhdimësi, ju uroj edhe një herë Ditën e Komunës.

  • 1

    Radio