Ministri Boshkoviq priti studentët që fituan medalje në Zagreb

Prej tvteuta18:09, 25 Korrik 2016

Ministri i Arsimit Predrag Boskoviq, priti sot studentët e Universitetit  Donja Gorica Ivana Simonoviq, Mirko Rudiq, Stefan Pajoviq,  Filip Vujadinoviq dhe Konstantin Vujosheviq, të cilët fituan medalje në Univerziadën të mbajtur në Zagreb të Kroacisë, si dhe trajnerin e tyre Rajko Vujošević. Ministri Boshkoviq i uroi studentët për medaljet dhe tha se ishte një kënaqësi e madhe për të mirëpritur të rinjtë të cilët janë edhe nxënës të mirë dhe atletët e suksesshëm. Ai theksoi se ky sukses është edhe suksesi i Ministrisë së Arsimit, e cila ka vendosur theksin në përmirësimin e cilësisë së edukimit fizik dhe vlerësoi Universitetin e Donja Goricës për mbështetjen që i jep nxënësve në këtë drejtim. Ministri shprehu besimin se karate do të bëhet sport olimpik, dhe se një ditë këta të rinj do të përfaqësojnë Malin e Zi në Lojrat Olimpike.

  • 1

    Radio