Ministrat e opozitës do të qëndrojnë në Qeveri

Prej tvteuta14:13, 25 Gusht 2016

Zevendëskryeministri  Millorad Vujoviq, Ministri i çështjeve sociale Boris Mariq, dhe ai i bujqësisë Budimir Mugosha , kanë vendosur të qëndrojnë në Qeverinë e besimit zgjedhor. Këtë vendim ata e bënë të ditur në konferencën e sotme të përbashkët për media.

“Për çdo vendim duhet mençuri, ajo merr kohë dhe vendimi është në interes të qytetarëve të Malit të Zi. Të udhëhequr nga ky princip, ashtu si kemi hyrë në qeveri, poashtu njëzëri kemi vendosur që të qëndrojnë në qeverinë e besimit zgjedhore,” tha zëvendëskryeministri, Millorad Vujoviq.

Ai tha se deri tani janë evidentuar raste të shumta të keqpërdorimit të pasurisë publike dhe shpenzime të tepruara, si dhe janë ndeshur me opstruksione të shumta nga ana e organeve shtetërore, sidomos nga Këshilli për Privatizim.  Ministrat premtuan se edhe në periudhën e ardhshme do të angazhohen maksimalisht në kontrollimin e keqpëedorimeve të resurseve shtetërore.

  • 1

    Radio