Ministrat e opozitës akoma pa marrëveshje të përbashkët

Prej tvteuta09:37, 25 Gusht 2016

Konsultimet e liderëve të troikës opozitare me Zëvendës Kryeministrin Millorad Vujoviq, dhe ministrat Boris Mariq dhe Budimir Mugosha, për braktisjen përfundimtare të Qeverisë së besimit elektoral kanë përfunduar mbrëmë pa asnjë marrëveshje përfundimtare.

Qëllimi i konsultimit ishte marrja e vendimit të përbashkët në lidhje me daljen ose qendrimin në Qeveri, por nuk kanë arritur në  një zgjidhje, edhe pse takimi zgjati pothuajse tërë ditën e djeshme.

Sipas informatave të portalit Antena M, vazhdimi i konsultimeve është planifikuar për këtë mëngjes, ndërsa në orën dhjetë është njoftuar mbajtja e konferencës së përbashkët për media, në të cilëm publikisht do të shpallet vendimi përfundimtar

  • 1

    Radio