Millosheviq: Nuk ka arsye që opozita të dalë nga qeveria

Prej tvteuta10:06, 16 Korrik 2016

Drejtori politik i Partisë Demokratike të Socialistëve Tarzan Millosheviq, ka deklaruar se Qeveria e besimit zgjedhor duhet të vazhdojë punen e vet dhe se opozita nuk ka asnjë arsye që të dalë nga ajo.

Ai shprehu mendimin se personat që përfaqësojnë opozitën në qeveri janë njerëz serioz dhe e njohin funksionimin e saj  dhe mënyrën e marrjes së vendimeve. Sipas Millosheviq , qëllimi kryesor është që të shkohet në zgjedhje të drejta dhe të rregullta në tetor, për çka duhet angazhim i të gjitha palëve.

  • 1

    Radio