Aktuale Më shumë

Millosheviq lihet i lirë. “Nuk isha i arrestuar. Dorëzova dokumentacionin në Polici”

Prej tvteuta13:43, 2 Tetor 2022

Kryeministri në detyrë Dritan Abazoviq e përshëndeti aksionin e mbrëmshëm të Policisë dhe Prokurorisë Speciale, duke thënë se shteti “po i jep fund kontrabandës së cigareve”.  “Një shtet ligjor në të cilin të gjithë do të kenë të drejta dhe detyrime të barabarta është ideali për të cilin po luftojmë dhe do të luftojmë,” tha Abazoviq në një postim në Twitter. Aksionin e përshëndetit edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Filip Axhiq, sipas të cilit veprimet e Prokurorisë Speciale të Shtetit dhe Departamentit të Policisë Speciale janë tregues i tolerancës zero ndaj çdo tentative për kontrabandë. “Ne po ndërtojmë një sistem dhe një shtet të drejtë ku ligji zbatohet njëlloj për të gjithë.

Nuk ka të privilegjuar,” shkroi Axhiq në Twitter. Në anën tjetër Ministri i Mbrojtjes dhe zëvendëskryeministri Rashko Konjeviq, duket se nuk ishte i bindur me sinqeritetin e aksionit e as të deklaratave të kryeministrit në detyrë. Sipas tij drejtori i Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganave Rade Millosheviq, me sigurin nuk ka vepruar vetëm, duke iu referuar kryeministrit Dritar Abazoviq. Millosheviq në postin aktual i emërua nga Qeveria aktuale, ndërsa vetëm është kuadër i LQ ABR, gjegjësisht anëtar i KQ të kësaj partie.  Pas përfundimit të procedurave në hetuesi, Millosheviq u la i lirë, ndërsa në një deklaratë më pas, ai mohoi të kishte qenë i arrestuar. Sipas tij, në polici është thirrur për të dorëzuar të gjithë dokumentacionin që i është kërkuar  dhe se ai ka punuar në përputhje me ligjin. Ai kritikoi njoftimet bombastike në media, të cilat sipas tij kanë për qëllim të ndihmojnë struktura të caktuara kriminale, ndërsa njoftoi gatishmërinë që të marrë përgjegjësi për secilën shkelje që mund të konstatohet nga organet kompetente.

“Nuk është rastësi që tituj të tillë i referohen personit që në kohën më të shkurtër të mundshme ka arritur rezultatet më të mira në historinë e luftës kundër kontrabandës së cigareve në Mal të Zi, çka është theksuar dhe vlerësuar në të gjitha raportet e institucioneve evropiane dhe botërore”, ka thënë Millosheviq në përgjigjen e tij.

  • 1

    Radio