Aktuale Më shumë

Millosheviq i caktohet masa e paraburgimit 30-ditorë

Prej tvteuta16:40, 23 Dhjetor 2022

Ish-drejtori e Drejtorisë së të hyrave dhe doganave, Rade Millosheviq, sot u soll para gjykatësit hetues, i cili i caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Prokuroria Speciale e akuzon Millosheviq se ka formuar një grup kriminal në muajin prill për kontrabandë të cigareve. Ai mbrëmë në Prokurorinë speciale të shtetit ka mohuar të ketë kryer veprën për të cilën akuzohet, ndërsa zyrtarët e policisë kryen edhe kontrolle në objektet e banimit të Millosheviq. Ai u ndalua edhe në fillim të tetorit në një operacion të Departamentit të Policisë Speciale me urdhër të ASK dhe Prokurorisë Speciale, për shkak të dyshimit se pjesë e organizatës që kontrabandonte cigare nga Porti i Tivarit.

Supozohet se Millosheviq nuk do të jetë arrestimi i vetëm, dhe se priten edhe arrestime të tjera.

Kryeprokurori Special, Vladimir Novoviq, në intervistë për “Vijesti” tha se ekzistojnë dyshime se gjatë procedurës së djegjes së cigareve përpilohej dokumentacion fiktiv dhe se vetëm rreth 10% e tyre shkatërroheshin me të vërtetë.

  • 1

    Radio