Millo Gjukanoviq kryeson listën e PDS në zgjedhje
Prej tvteuta09:51, 8 Shtator 2016
Kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve, Millo Gjukanoviq do të jetë bartës i listës zgjedhore të kësaj partie në zgjedhjet e caktuara për 16 tetor, ka vendosur kryesia e kësaj partie. Lista përfundimtare e deputetëve do të përcaktohet në prag të seancës së sotme të Këshillit Qendror.
Tani për tani është e njohur se i dyti në listë do të jetë nënkryetari i kësaj partie Dushko Markoviq, kurse pas tij sipas propozimit paraprak, të jetë kreu i grupit parlamentar Millutin Simoviq, e më pas kryetarja e Bordit Drejtues të Montenegro Airlines Daliborka Pejoviq, e ndjekur nga zëvendëskryeministri Petar Ivanoviq.
Burime të gazetës Pobjeda thonë se në listë mund të ketë ndryshime pasi duhet respektuar edhe parimi për përfaqësim rajonal, kurse 30% e saj do të jetë e përbërë nga kandidatet femra.