Politikë

Aktuale Më shumë

Millatoviq: Të vërtetën dhe drejtësinë ia kemi borxh Dushko Jovanoviqit

Prej tvteuta27 May 2024

Ne ia kemi borxh të vërtetën dhe drejtësinë Dushko Jovanoviqit dhe ia kemi borxh vetes mundësinë për të ndërtuar një shoqëri në të cilën liria e fjalës është e sigurt, tha Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, me rastin e 20 vjetorit të vrasjes së redaktorit të gazetës “Dan”. “Sot shënohet 20 vjetori i vrasjes së Dushko Jovanoviqit, redaktorit të gazetës së përditshme DAN dhe gazetarit trim që vdiq për lirinë e fjalës. Pres nga organet kompetente që përfundimisht të ndriçojnë të gjitha rrethanat e këtij rasti, sepse vetëm kështu mund të vendosim themelet për një shoqëri transparente dhe të përgjegjshme në të cilën mbrohet e drejta e çdo qytetari për të ditur”, tha Millatoviq. Sipas presidentit të shtetit, më e pakta që mund të bëjë shteti për të shlyer punën e përkushtuar të Dushkos është ngritja e një memoriali, të cilin ai thotë se e ka iniciuar vitin e kaluar. “Memoriali do të ishte simbol i luftës për të vërtetën dhe drejtësinë, por edhe një paralajmërim se krimet kundër gazetarëve nuk duhet të tolerohen apo harrohen”, përfundoi Millatoviq.