Politikë

Aktuale Më shumë

Millatoviq pranoi letrat kredenciale të ambasadorëve të rinj

Prej tvteuta27 November 2023

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, pranoi letrat kredenciale nga ambasadorët e sapoemëruar të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë, Zhaklina Peto, ambasadore e Republikës së Shqipërisë, Ragnar Almqvist, ambasador i Irlandës dhe Niklas Lindqvist, ambasador i Finlandës. Siç njoftoi kabineti i tij, në bisedimet e ndara me ambasadorët në rezidencën në Cetinë, presidenti Millatoviq u ka uruar atyre mirëseardhjen në Mal të Zi dhe një mision të suksesshëm diplomatik me qëllim të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve. U konstatuan marrëdhënie të mira dhe miqësore mes Malit të Zi dhe vendeve që përfaqësojnë, të cilat u vlerësuan si bazë për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh. Siç u tha, kreu i shtetit në mënyrë specifike vuri në dukje qëllimet themelore strategjike. Presidenti malazez i njohu ambasadorët me situatën aktuale në vend si dhe qëllimet themelore strategjike të anëtarësimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian, forcimin e besueshmërisë në aleancën e NATO-s dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore.