Aktuale Më shumë

Millatoviq për një vizitë zyrtare në Austri

Prej tvteuta13:45, 6 Shkurt 2024

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, me ftesë të presidentit të këtij vendi, Aleksander Van der Bellen, do të qëndrojë në Austri nga data 7 deri më 9 shkurt për një vizitë zyrtare.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Presidentit të Malit të Zi bëri të ditur se kjo është vizita e parë zyrtare e Presidentit të Malit të Zi në Austri që nga rikthimi i pavarësisë.

Në njoftim thuhet se Millatoviq së bashku me bashkëshorten e tij Millena Millatoviq do të jenë mysafir nderi i presidentit austriak Van der Bellen në Operën e Vjenës, ngjarjen më të rëndësishme kulturore në Austri, e cila mbledh një numër të madh përfaqësuesish të shquar të politikës, jeta biznesore, sociale dhe kulturore nga Austria dhe jashtë saj.

“Gjatë vizitës së tij në Austri, Presidenti Millatoviq do të ketë një sërë takimesh me zyrtarë të lartë austriakë me të cilët do të diskutojë për integrimin evropian të Malit të Zi, forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve dhe ekonominë dhe lidhjet kulturore, si dhe do t’i konsiderojë rëndësi edhe çështjeve rajonale dhe ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Presidenti do të ketë një takim të veçantë edhe me shefin e diplomacisë austriake, Alexander Schallenberg.

Në Akademinë Diplomatike të Vjenës është planifikuar që presidenti Millatoviq të flasë për procesin e integrimeve evropiane.

Gjithashtu, presidenti malazez do të jetë mysafir i Shoqatës së njohur Industriale (Industriellenvereinigung), ku do të bisedojë me menaxhmentin e kësaj organizate dhe drejtorët ekzekutivë të kompanive të njohura austriake për forcimin e lidhjeve ekonomike dhe bashkëpunimin ndërmjet Malit të Zi dhe Austrisë.

 

Duke shkuar në Austri, e cila njihet si avokate e perspektivës evropiane të Malit të Zi dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, Presidenti i Malit të Zi vijon një sërë vizitash në kryeqytetet e Bashkimit Evropian me synimin për të përshpejtuar rrugën evropiane të vendit tonë.

  • 1

    Radio