Aktuale Më shumë

Millatoviq nuk do të marrë pjesë aktive në fushatë

Prej tvteuta17:41, 25 Maj 2023

“Si president i Malit të Zi, kam përgjegjësinë të përfaqësoj të gjithë qytetarët, prandaj kam vendosur që të mos jem pjesëmarrës aktiv në fushatën për zgjedhjet e ardhshme para subjektit politik (Lëvizja Evropa Tani) ku jam njëri nga liderët”.

Këtë e ka thënë presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq, në ftesën për takim dërguar përfaqësuesëve të subjekteve politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Shoqëria malazeze po tregon gatishmëri për të krijuar një mjedis në të cilin dialogu nuk do të jetë përjashtim, por rregull. I inkurajuar nga këto impulse, dua të dërgoj një mesazh të qartë nga pozicioni i Presidentit të Malit të Zi se interesi publik është prioriteti im, dhe se të gjitha aktivitetet e mia do të synojnë përmirësimin e shoqërisë malazeze dhe imazhin e Malit të Zi në bashkësinë ndërkombëtare. Të vetëdijshëm se një sistem politik stabil mund të ndërtohet vetëm me përpjekjet e përbashkëta të të gjitha subjekteve dashamirës, pres që ta kuptoni ftesën time si hapin e parë në këtë rrugë”, ka shkruar Milatoviq.

  • 1

    Radio