Millatoviq: Mbetem i përkushtuar në postin e presidentit
Prej tvteuta14:18, 28 Shkurt 2024
Presidenti malazez Jakov Millatoviq tha se pas dorëheqjes së tij nga Lëvizja Evropa Tani (PES), ai do të mbetet i përkushtuar në postin e presidentit të shtetit dhe se nëse vendos të marrë një kurs tjetër politik, do ta informojë publikun me kohë.
Milatoviq u tha gazetarëve, duke folur për dorëheqjen e tij nga pozitat në Lëvizjen Evropa Tani, se gjithçka është e qartë për këtë.
Ai theksoi se nuk dëshiron që dorëheqja e tij të rëndojë publikun malazez dhe të dëmtojë ish-shokët e tij partiakë.
“Në lidhje me disa gjëra që kanë ndodhur, veçanërisht në muajt e fundit, nuk dua t’i jap më askujt legjitimitetin tim, veçanërisht kur bëhet fjalë për vendimet që janë marrë dhe mënyrën e punës në kundërshtim me parimet mbi të cilat Lëvizja Evropa Tani u themelua”, tha Millatoviq.
Ai tha se publiku e pranon se i është përkushtuar plotësisht funksionit të presidentit të shtetit dhe kështu do të mbetet.
“Nëse vendos të marr një kurs tjetër politik, do ta informoj publikun me kohë”, tha Millatoviq.