Miliq paraqet planin për koalicion me Demos
Prej tvteuta25 August 2016

Udhëheqësi i Partisë Socialiste Popullore Srgjan Miliq në seancën e sotme të Këshillit Ekzekutiv të kësaj partie do të paraqesë planin e koalicionit me Demos-in e Miodrag Lekiq, shkruan Pobjeda. Seanca është caktuar për në orën 15 në të cilën Miliq ka për qëllim të testojë gatishmërinë e organeve të partisë për këtë koalicion. Pas mbledhjes së Këshillit Ekzekutiv, deri jo më vonë se 28 gusht, do të mbahet edhe bledhja e Këshillit Qendror, në të cilën do të merret vendimi përfundimtar. Që koalicioni me Demos të konfirmohet zyrtarisht, është e nevojshme të mbështetet nga dy të tretat e Këshillit Qendror, që do të thotë konsensus i gjerë brenda partisë.