Rajoni/Bota Më shumë

Meta rikthen opozitën

Prej tvteuta10:26, 13 Qershor 2016

Takimi mes Ilir Metës dhe Lulzim Bashës nuk kishte një konkluzion përfundimtar, por ndryshe nga takimi Rama-Basha, fjala dështim nuk u përmend. Përkundrazi. “Unë them se takimi i sotëm pati një vlerë, si çdo dialog që bëhet jo për sy e faqe, por për të kërkuar me të vërtetë rrugët e zgjidhjes”, u shpreh kreu i PD. Lulzim Basha iu referua premtimit publik të Ilir Metës për një proces me legjitimitet dhe integritet. Por, pas takimit me kreun e opozitës, në fjalorin e Metës u rikthye dendur fjala konsensus.“Qëllimi im ka qenë gjithmonë që ky të jetë një proces i hapur, transparent, konsensual, që garanton standardet e kësaj reforme dhe ky takim u bë për këtë qëllim dhe ky angazhim është në këtë drejtim”, deklaroi kreu i LSI. Meta iu shmang përgjigjeve direkte se çfarë roli do të luajë ai për arritjen e konsensusit apo për ruajtjen e integritetit të procesit. Por kur u pyet, nëse do të përkrahte një draft pa konsensusin e opozitës, siç paralajmëroi kryeministri, qëndrimi i Metës ishte në kontrast të fortë me atë të Ramës.

  • 1

    Radio