Rajoni/Bota Më shumë

Meta në BE: Kriza e refugjatëve kërkon koordinim

Prej tvteuta14:33, 23 Maj 2016

Kryetari i Kuvendit te Shqiperise, Ilir Meta po merr pjesë në Konferencën e Kryeparlamentarëve të BE, që po mbahet në Luksemburg. I pranishëm në këtë event, ku Shqipëria përfaqësohet në cilësinë e vendit kandidat, është edhe presidenti i KE, Jean Claude Juncker. Në fjalën e tij, Meta ka prekur mes të tjerash krizën e refugjatëve, duke garantuar të pranishmit se Shqipëria do të kontribuojë brenda kapaciteteve të vetë dhe sipas nevojës së partnerëve europianë. “Jemi në kontakt të vazhdueshëm me fqinjët tanë, Italinë dhe Greqinë. Kriza e refugjatëve ka nevojë për një strategji të mirekoordinuar evropiane. Moskoordinimi i lë vend pasigurisë dhe rrjetes së trafikut dhe terrorizmit”, ka deklaruar Meta. Kreu i Kuvendit të Shqipërisë është shprehur më tej se, qytetarët europianë duhet të kenë besim tek BE dhe të qëndrojnë larg alternativave nacionaliste dhe ksenofobiste.

  • 1

    Radio