Messi, vendimtar te Parisi

Prej tvteuta16:41, 19 Shtator 2022

Superylli Lionel Messi ka vendosur derbin e Ligue 1 të Francës.

Parisi të dielën mbrëma fitoi 1:0 në udhëtim ndaj Lyonit. Argjentinasi Messi shënoi për 1:0 që në minutën e pestë. Ai realizoi me asistim të Neymarit.

Parisi është lider me 22 pikë nga tetë ndeshje. Marseille është i dyti me 20 pikë, ndërsa Lyoni renditet i gjashti me 13 pikë.

  • 1

    Radio