Meshihati Malit të Zi i dhuron 260 kopje të Mus’hafit Mexhlisit të Bashkësisë Islame Ulqin

Prej tvteuta19:40, 31 Gusht 2022

Meshihati i Bashkesise islame ne Malin e Zi i dhuroi Mexhlisit te Bashkësisë Islame Ulqin dyqind e gjashtëdhjet (260) kopje te Mus’hafit ne gjuhen arabe.

Mus’hafet u siguruan nga Dijaneti (Bashkësia Islame e Turqisë).

Keto Mus’hafe jane pranuar në ish Mehqemen (Horizonti), ku prezent ishin zv. Reisi Dr.Behlul ef. Kanaqi, përfaqësuesi i Dijanetit Turk në Malin e Zi z.Kadir Kajnar, Kryeimami h.Mr. Ali ef.Bardhi, sekretari h. Agim Dragovoja dhe imami Jusuf ef. Dervishi.

Allahu i shperblefte kontribuesit ne realizimin e ketij projekti shume me rendesi per besimtarët musliman te komunes se Ulqinit.

B.I. ULQIN

  • 1

    Radio