Sociale Më shumë

Mesazhet në Viber/WhatsUp: Reagon KKSH

Prej tvteuta10:16, 17 Tetor 2016

Nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve kanë reaguar menjëherë në lidhje me mesazhet në rrjetet Viber dhe WhatsUp në të cilët theksohej se boshnjakët dhe shqiptarët po shisnin masovikisht votat e tyre. Në deklaratën e KKSH-së për media thuhet se janë të informuar  se përmes një teksti-mesazhi telefonik të dërguar masovikisht, është bërë thirrje për të siguruar vota nga komuniteti serb, duke nxitur urrejtje etnike ndaj komunitetit etnik shqiptar dhe atij boshnjak.

Sipas këtij teksti, aludohet se njëra prej partive politike më të mëdha në vend është duke blerë vota shqiptare dhe boshnjake deri në vlerën 250 Euro, duke fyer rëndë komunitetin tonë etnik.Angazhimi ynë është nxitja e bashkëjetesës dhe harmonisë etnike, fetare, krahinore e ideore, me qëllim zhvillimin dhe vajtjen të bashkuar në Bashkimin Evropian.Një mesazh i tillë i papreçedentë nuk është parë që prej kohëve të errëta të nxitjes së urrejtjes, dhunës dhe spastrimit etnik të viteve 1990.Është e papranueshme që në epokën e integrimit euro-atlantik të vendit, përmes kësilloj mesazhesh anonime të ngjallet urrejtja e të fyet pakica shqiptare.

Prandaj, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve, i bën thirrje të gjithë partive politike të Malit të Zi, të distancohen menjëherë nga një mesazh i tillë dhe të dënojnë ashpër këtë akt kaq të rëndë, i cili dëmton harmoninë ndëretnike dhe kërcënon destabilitetin dhe sigurinë e vendit, thuhet në mes tjerash në deklaratën e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve.

  • 1

    Radio