Merkel: Në Ballkan mund të shpërthejnë luftime
Prej tvteuta4 November 2015
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka paralajmëruar se mund të shpërthejnë luftime në Ballkan, përgjatë rrugës kryesore të migrantëve që duan të arrijnë në Evropë, nëse Gjermania mbyll kufirin e saj me Austrinë. Merkel ka refuzuar sërish thirrjet për të ndërmarrë veprime drastike për të ndaluar fluksin e migrantëve, duke thënë se tensionet janë të larta midis vendeve të Ballkanit Perëndimor. “Nuk dua që të rikthehen konfliktet ushtarake atje”, ka thënë Merkel, duke iu referuar Ballkanit. Ajo u ka thënë anëtarëve të partisë së saj se mosmarrëveshjet në një rajon tashmë të rrënuar nga luftërat, mund të përshkallëzohen.