Sociale Më shumë

Mehmeti: Për momentin ska rrezik për përmbytje

Prej tvteuta20:17, 13 Janar 2021

Situata e jashtëzakonshme nga reshjet e dendura dhe papushim në ditët e fundit po përballohet me angazhimin maksimal të të gjitha strukturave, të cilat ishin në gatishmëri të plotë për të ndihmuar qytetarët e familjet e prekura. Saubih Mehmeti, kryeshef i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit thotë se gjendja është pak më e qetë, por që nuk duhet të relaksohemi sepse mund të vi deri tek përkeqësimi I situatës.

Zonat më të prekura janë Lisna, Bore, Fraskanjel, Reç dhe Shtoj, ku banorët e kësaj pjese janë të izoluar nga qyteti, dhe të vetmit mjete transportuese janë anijetz lundruese.

Shërbimi I Mbrojtjes dhe Shpëtimit është I përgaditur në maksimum për ti dal në ballë të gjitha situatave, por kryeshefi Mehmeti thotë që çdo herë është mnirë të investohet në mjete punuese në mënyrë që edhe shërbimi të jetë më I kompletuar.

  • 1

    Radio