Aktuale Më shumë

Mehmeti : Nuk jemi më shoqëri patriarkale

Prej tvteuta16:44, 19 Shtator 2016

Ermira Mehmeti deputete në parlamentin e Republikës së Maqedonisë ishte e ftuar në natën e parë të edicionit të dytë  të festivalit të filmit Seanema në Ulqin,për të qënë pjesë e panelit e për të shprehur këndvështrimin e saj në lidhje me temën e këtij viti,atë të barazisë gjinore.Mehmeti për televizionin Teuta tha se përgëzon oranizatorët për idenë,pasi është një nismë shumë e mirë,e në vetvete përcjell një mesazh shoqëror pervec atij kulturoro-artistik.

Me tej ajo shtoi,”Cështja e barazisë gjinore,përfshirja e femrës në procese publike dhe politike është shumë e nevojshme për një qytet si Ulqini.Shoqëria shqiptare ka ndryshuar shumë,ne perherë na kane etiketuar si patriarkal dhe të prapambetur ku emancipimi I  gruas ka qënë gjithnjë një sfidë, por unë mendoj që femra shqiptare ka një rol pozitiv dhe optimist për atë, se  cfare mundet,cfare guxon dhe cfarë bën ajo,e kjo duhet vlerësuar nga pjesa mashkullore”,perfundoj Mehmeti,e cila para pak muajsh ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të skandalit të pergjimeve,ku e panë protagoniste sëbashku me zëvëndëskryeministrin maqedonas Musa Xhaferi.

  • 1

    Radio