Medojeviq: Stojanoviq po vepron në mënyrë të paligjshme

Prej tvteuta11:03, 5 Tetor 2016

Drejtori i Drejtorisë së Policisë Sllavko Stojanoviq, drejtpërdrejt dhe në mënyrë të paligjshme është  përfshirë në procesin zgjedhor, ka konstatuar njëri nga liderët e Frontit Demokratik Nebojsha Medojeviq.

Sipas tij , Stojanoviq vetëm transmeton urdhërat që merr nga Dushko Markoviq, të cilat janë rezultat i paranojës së Gjukanoviqit. Medojeviq tha se në Frontin Demokratik e kuptojnë se thirrjet e mijëra të rinjve se Millo Gjukanoviq është hajdut , shkakton frikë tek ky i fundit. Reagimi i Medojeviq erdhi si rezultat i deklaratave të Stojanoviq, i cili tha se policia e shtetit nuk do të lejojë që oficerët e saj të bëhen viktimë e dhunës së atyre që nuk do të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve.

Medojeviq tha se Fronti Demokratik nuk planifikon kurrfarë çrregullimesh, dhe se fushata e tyre po jep rezultate të shkëlqyera, çka do të rezultojë edhe me ndryshimin e pushtetit.

  • 1

    Radio