Medojeviq: Puna e ministrave të opozitës e barabartë me zero
Prej tvteuta10:53, 27 Korrik 2016
Ministrat e opozitës në qeveri nuk kanë zbatuar asnjë reformë, dhe nuk kanë gjetur ndonjë dëshmi të abuzimit të pushtetit, çka do ta paguajnë politikisht në zgjedhjet e ardhshme, deklaroi zyrtari i Frontit Demokratik Nebojsha Medojeviq. Sipas tij, puna e ministrave të opozitës në qeveri është baraz me zero.
Ai gjithashtu shprehu mendimin se ministrat e rinj gjatë kësaj periudhe më tepër janë marrë me punë të tjera se sa me zbulimin e manipulimeve dhe keqpërdorimeve zgjedhore.