Medojeviq: Boshnjakëve të gjitha vendet në qeveri

Prej tvteuta09:52, 15 Nëntor 2016

Njëri nga liderët e Frontit Demokratike Nebojsha Medojeviq, nëpërmes rrjetit social Twitter konfirmoi zërat se opozita është në procesin e përgatitjes së ofertës së re sipas së cilës Partisë Boshnjake i ofrohen të gjitha vendet në qeveri.

Kjo ofertë nuk përfshin partinë kroate as koalicionin shqiptar pasi ato nuk kanë dënjuar të bisedojnë me opozitën as në nivele të ulta, kurse boshnjakët nëpërmes kryetarit të Plavës Orhan Shahmanoviq dhe disa zyrtarëve të tjerë kanë biseduar me përfaqësuesit e opozitës.

Nëse Partia Boshnjake nuk e pranon ofertën, opozita do të shqyrtojë forma tjera të veprimit politik ndër të cilat edhe bojkotin e parlamentit. Disa burime pranë opozitës thonë se as protestat nuk përjashtohen, edhe pse Bashkimi Europian është kundër këtij lloj veprimi politik.

  • 1

    Radio