Aktuale Më shumë

Medojeviq: Beçiq, Abazoviq të papërvojë dhe me inate personale

Prej tvteuta17:49, 21 Gusht 2022

Pas votimit të mosbesimit ndaj qeverisë së Dritan Abazoviqit, kryetari i Lëvizjes për Ndryshim dhe një nga liderët e Frontit Demokratik (DF), Nebojsha Medojeviq, tha sot se FD do të përpiqet të formojë një qeveri teknike me Malin e Zi Demokratik dhe ABR që do ta çojë Malin e Zi në zgjedhje, por kjo varet nëse kryetarët e atyre partive, Abazoviq dhe Aleksa Beçiq, do të arrijnë t’i kapërcejnë armiqësitë dhe inatet personale.

” DF u përpoq të mbrojë vullnetin elektoral të popullit, e cila është e vetmja gjë e rëndësishme për ne. Propozuam ndryshime në qeveri dhe u përpoqëm të ndërmjetësojmë mes Beçiqit dhe Abazoviqit, të cilët kanë një antagonizëm të fortë personal,” tha Medojeviq për Tanjug. Ai tha se pret që të dy  të “ftohin kokat” brenda pak ditësh, duke theksuar se fituesit e zgjedhjeve parlamentare të 2020 duhet të ulen sa më parë dhe të përpiqen të formojnë një qeveri teknike pa PDS dhe satelitët e tyre , e cila do të përgatiste zgjedhjet .

“Këta janë të rinj, politikanë të papërvojë, të cilët ndoshta e kanë përjetuar personalisht largimin nga postet e larta shtetërore në bashkëpunim me PDS. Deklaratat e tanishme duhen parë nga ai kontekst”, tha ndër të tjera Medojeviq

  • 1

    Radio