Mediat serbe në “luftë” kundër sezonit turistik të Malit të Zi
Prej tvteuta16:31, 18 Qershor 2016
Mediat serbe kanë filluar edhe sivjet me zakonin e vjetër të përdhosjes së Malit të Zi si destinacion turistik, duke dalur me tekste të pavërteta dhe të dhëna të dyshimta.
Kësaj rradhe përveç sulmeve të supozuara të peshkaqenëve dhe shtrenjtësisë së destinacionit, i janë shtuar edhe paralajmërimet për tërmete dhe fakeqësi të tjera natyrore që priten të ndodhin këtë verë.
Sipas përfaqësuesve të Ministrisë së turizmit dhe hotelierëve, numri i turistëve nga Serbia është gjithnjë e në rritje dhe shkrimet tendencioze të mediave nuk kanë pasur as ndikimin më të vogël, përveç degjeneriit të imazhit të vet.