Me çfarë vendosën këtë vit të ngrohen Ulqinakët, me rrymë apo me dru?

Prej tvteuta16:02, 8 Nëntor 2022

Kryefjalë e këtij sezoni, është ngrohja.
Moti i mirë që akoma në këto ditë të Nëntorit po vazhdon, po na jep edhe pak hapsirë për të menduar se me çfarë të ngrohemi.
Sot përseri vizituam tregun e gjelbert, për ndryshim me herët e tjera u interesuam për ngrohjen.
Me çfarë vendosën këtë vit të ngrohen , me rrymë apo me dru, kishte preferenca të ndyshme, por dominon ngrohja me dru, e cila siç thonë ata është e pakrahasueshme.
Siç thanë qytetarët, çmimet janë rritur, drutë e coptuar zakonisht janë nga 70 deri në 90 euro, varësisht nga lloji i tyre kurse të pa coptuarat nga 35-40 euro vitin e kaluar kanë shkuar deri në 60 euro këtë vit, thonë qytetarët e Ulqinit.
Në fshatrat përreth Ulqinit ka prej atyre që drutë i bëjnë vetë, duke mos paguar çmimet e larta, por ndyshe është situata në qytet

  • 1

    Radio