Interesante

Interesante Më shumë

Mbreti Charles III do t’i shesë disa nga kuajt garues të mbretëreshës

Prej tvteuta24 October 2022

Mbreti Charles III do të shesë disa nga kuajt garues të cilët i ka trashëgua nga nëna e tij, mbretëresha. Ajo ishte kultivuese e mprehtë e kuajve të garave.

Shtëpia e ankandeve Tattersalls në Newmarket tha se do të shiste 14 kuaj të Mbretëreshës Elizabeth II të hënën, shkruan BBC-ja të hënën. Pesë nga kuajt në ankand u trajnuan nga Andrew Balding me qendër në Kingsclere, Hampshire si dhe një kalë i dytë, i trajnuar nga Clive Cox. Një tjetër i profilit të lartë është Just Fine, i cili u trajnua nga Michael Stoute nga Newmarkt, i cili mbikëqyri më shumë se 100 kuaj fitues mbretërorë. Zëdhënësi i Tattersall, Jimmy Geroge, tha: “Nuk është asgjë e pazakontë. Çdo vit ata do të shesin kuaj. Mbretëresha kishte pela të saja, i rrite e pastaj i shiste. Nuk mund t’i mbajnë të gjitha”, ka thënë ai. George tha se shitja e kuajve të mbretëreshës nuk simbolizonte fundin e lidhjes së familjes mbretërore me garat. “Çdo vit pronarët shesin aksione. Madhëria e tij po e bën vetëm atë që e bëjnë pronarët”.