Kulturë Më shumë

Mbremje e vecante me Sir Noel Malcolm

Prej tvteuta21:13, 18 Maj 2016

Sonte me organizimin e Keshillit Kombetare te Shqiptareve ne Mal te Zi u mbajt mbremje autoriale me Sir Noel Malcolm i cili u prezantua me vepren “Agjente perandorake”. Mbremjen e hapi kryetari i Komunes se Ulqinit zoteri Nazif Cungu i cili e falenderoi autorin qe na nderoi me ardhjen e tij dhe  vepren qe na solli ne gjuhen shqipe. Mbi librin ne kete mbremje, pervec autorit Malcolm folen edhe zoteri  Ilir Capuni dhe kryetarja e shtepise botuese Dudaj.

Ne mungese te pranise ne kete mbremje, nje leter pershendetese dhe falenderuese ndaj autorit dhe te pranishemve e dergoi kryetari i KKSH-se Genci Nimanbegu.

Kjo ishte nje mbremje e vecante e cila grumbulloi nje numer te madh te auditoriumit, te cilet me shume vemendje u perqendruan tek kjo histori interesante e popullit tone te prezantuara nga Sir Noel Malkolm.

 

  • 1

    Radio